Ndërlidhjet

Ndërron jetë princi i Arabisë Saudite


Princi Najef
Princi Najef
Familja mbretërore saudite ka bërë të ditur se princi Najef, trashëgimtar i radhës i fronit, ka ndërruar jetë.

Komunikata e së shtunës nga Mbreti Abdullah thotë se princi do të varroset të dielën në Mekë, por nuk jep detaje të tjera.

Mediat shtetërore thonë se ai ka vdekur në një spital jashtë Mbretërisë. Po ashtu mësohet se Najef ka qenë i sëmurë për muaj të tërë dhe është trajtuar në Zvicër.

Najef ka qenë ministër i brendshëm që nga viti 1975.

Ai ka udhëhequr goditjen e Arabisë Saudite mbi degën e Al Kaidës në vend.

Princi ishte 70 vjeç.
XS
SM
MD
LG