Ndërlidhjet

Pesë të vrarë në Irak


Irak - foto nga arkivi
Irak - foto nga arkivi
Raportet nga Iraku thonë se një bombë në anë të rrugës i ka marrë jetën një kontraktori të sigurisë dhe ka plagosur të paktën dy të tjerë.

Autoritetet e rendit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kirkukut.

Në të tjera shpërthime, të paktën edhe katër njerëz të tjerë kanë humbur jetën në gjithë Irakun.

Dhuna vjen një ditë pas vrasjes së 30 njerëzve nga shpërthimi i dy makinave bombë, që kishin në shënjestër pelegrinët shiitë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG