Ndërlidhjet

Daçiq nuk hyn në qeverinë që kushtëzohet me Kosovën


Kreu i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiq - foto arkivi
Kreu i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiq - foto arkivi
Kreu i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiq, ka thënë së nuk pranon hyrjen në qeverinë, e cila do të pranonte hapjen e Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Beograd dhe atë të Qeverisë së Serbisë në Prishtinë.

“Mendoni se mund të hyjmë në qeverinë, e cila pas tre ditësh do të thoshte se duhet të plotësohet një gjë e tillë? Mendoj se më lehtë do ta kishim të pranonim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq në një konferencë për gazetarë në Beograd.

Nëse Partia Demokratike dhe ajo Progresive e Serbisë kanë pranuar hapjen e zyrave si kusht për avancimin e Serbisë drejt BE-së, atëherë le ta formojnë vetë koalicionin qeveritar, ka shtuar Daçiq.

Ai ka thënë se nuk është “njeri pro-evropian e as pro-rus, por pro-serb”.

Serbia po zhvillon bisedime për formimin e qeverisë së re, që do të pasonte zgjedhjet parlamentare të 6 majit.
XS
SM
MD
LG