Ndërlidhjet

UEFA dënon edhe Anglinë


Pamje nga një ndeshje e Anglisë në Euro 2012.
Pamje nga një ndeshje e Anglisë në Euro 2012.
Federata Evropiane e Futbollit ka nisur procedura disiplinore kundër Federatës Angleze të Futbollit, për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen kundër Suedisë, në Kampionatin Evropian të Futbollit.

UEFA ka thënë se përpjekja e tifozëve për të arritur në fushën e stadionit të Kievit të premten, paraqet “sjellje të papërshtatshme”.

Në deklaratë thuhet se Federata Evropiane e Futbollit do të shqyrtojë vendimin të mërkurën, ndërsa “Anglia, sipas të gjitha gjasave, do të gjobitet me të holla”.

Anglia, në rrethin e dytë të Grupit D, ka mposhtur Suedinë me rezultat 3:2.

Tifozët, duke festuar golin, kanë vrapuar në pistat përreth fushës, para se janë ndaluar nga rojet.

Që nga fillimi i Kampionatit Evropian të Futbollit më 8 qershor, UEFA ka dënuar përfaqësueset e Rusisë, Kroacisë, Gjermanisë dhe Portugalisë, për shkak të shkeljeve disiplinore.
XS
SM
MD
LG