Ndërlidhjet

Thaçi në Bullgari


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Sofje.

Siç bën të ditur kabineti i zotit Thaçi, ky i fundit do të zhvillojë takime me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, kryeministrin Bojko Borisov, nënkryetaren e Parlamentit, Ekaterina Ivanova Mihajlova dhe me zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

Në kuadër të vizitës në Bullgari, Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Klubin Atlantik të Bullgarisë.
XS
SM
MD
LG