Ndërlidhjet

Sulmet në kisha - 36 të vrarë


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi
Autoritetet thonë se të paktën 36 njerëz janë vrarë nga sulmet që kanë goditur të dielën kishat në veri të Nigerisë dhe trazirat që i kanë pasuar ato.

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga shpërthimet në tri kisha të Kadunas, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Sipas burimeve zyrtare, 20 njerëz kanë pësuar për vdekje gjatë përleshjeve ndërmjet të rinjve të krishterë dhe atyre myslimanë.

Përgjegjësinë për sulmet në kisha nuk e ka marrë asnjë grup, por dyshimet bien mbi sektin islamik, Boko Haram.
XS
SM
MD
LG