Ndërlidhjet

Pillaj akuzon qeverinë siriane se po kryen krime lufte


Navi Pillaj, Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut
Navi Pillaj, Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut
Shefja për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara ka akuzuar qeverinë siriane se po kryen krime kundër njerëzimit, duke sulmuar qytetet me artileri të rëndë.

Navi Pillaj, Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut, tha në një takim në Gjenevë se përdorimi i artilerisë së rëndë dhe bombardimi i zonave të populluara arrin nivelin e “krimeve kundër njerëzimit dhe ndoshta edhe atë të krimeve të luftës.”

Ajo tha se duhet të mbahen përgjegjës autorët e krimeve duke përfshirë edhe ata që sulmuan vëzhguesit e OKB-së, të cilët përpiqeshin të arrinin qytetin e rrethuar të al-Hafas, në veri të Sirisë.

Pillaj tha se konflikti sirian vazhdon të përshkallëzohet, dhe se “vuajtjet e civilëve janë rritur ndjeshëm.”

Vëzhguesit e OKB-së në Siri pezulluan misionin e tyre të shtunën, duke thënë se dhuna në rritje ka bërë që misioni i tyre vëzhgues të rrezikohet edhe më tej.
XS
SM
MD
LG