Ndërlidhjet

Bono këndon për Su Kinë


Nga koncerti i U2, foto nga arkivi.
Nga koncerti i U2, foto nga arkivi.
Liderja opozitare ish e burgosur e Birmanisë, Aung San Su Ki pritet të arrijë në kryeqytetin irlandez, në Dablin, ku ylli i rok grupit U2 Bono, do t’ia prezantojë çmimin Ambasadore e Ndërgjegjes e Amnesty International.

Bono pritet t’ia prezantojë çmimin në një koncert që mbahet në nder të saj në Dablin.

San Su Ki pritet të mbajë një fjalim para publikut dhe të pranojë Çmimin e Lirisë të qytetit të Dablinit, me të cilin është shpërbyler në vitin 2000, por s’ka pasur mundësi ta marrë deri më tash.

Në vitin 2001, Bono dhe U2 kanë publikuar snglin që u bë hit “Walk On" për nder të Su Kisë. Të shtunën, në Norvegji, Su Ki zyrtarisht e mori Çmimin Nobel për Paqe me të cilin qe shpërblyer në vitin 1991 për fushatën e saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut në vendlindjen e saj.
XS
SM
MD
LG