Ndërlidhjet

Putin viziton Lindjen e Mesme


Presidenti rus, Vlladimir Putin
Presidenti rus, Vlladimir Putin
Kremlini tha se presidenti rus Vlladimir Putin do të vizitojë në javën e ardhshme Izraelin, territoret palestineze dhe Jordaninë.

Putin do të zbulojë memorialin e Luftës së Dytë Botërore në Netanja të Izraelit për të pasuar me bisedimet me presidentin palestinez Mahmud Abas dhe hapjen e një qendre kulturore ruse në Betlehem.

Putin do të vizitojë Jordaninë ku do të bisedojë me mbretin Abdullahun e dytë.

Zyra e mbretit Abdullah tha se kryengritjet arabe dhe përpjekjet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve do të jenë në agjendë të bisedimeve.

Herën e fundit, Putini vizitoi Bregun Perëndimor në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG