Ndërlidhjet

PASOK: Të formohet qeveria sa më parë


Ilustrim
Ilustrim
Kreu soicalist i PASOK-ut tha se vendit i duhet ta formojë qeverinë shumë shpejt dhe se negociatat për koalicion duhet të përfundojnë të martën.

Evangelos Venizelos, ish ministri i financave, tha se konsensusi “më i gjerë i mundshëm”, duhet të arrihet mes partive që kanë fituar shumicën në zgjedhjet e së dielës.

Partia konzervative Demokracia e Re ka fituar në zgjedhje, por nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar vetë qeverinë. PASOK është renditur i treti.

Që të dy këto parti janë zotuar se do t’i përmbahen marrëveshjeve të arritura mes Greqisë dhe BE-së e FMN-së, mbi pakon e shpëtimit, që përfshin masa shtrënguese të kursimit.
XS
SM
MD
LG