Ndërlidhjet

Gaza: Nga sulmi izraelit u vranë dy palestinezë


Sistemi i ri antiraketor izraelit me të cilin synohet mbrojtje nga raketat e militantëve palestinezë
Sistemi i ri antiraketor izraelit me të cilin synohet mbrojtje nga raketat e militantëve palestinezë
Raportohet se në Rripin e Gazës dy të rinjë palestinezë janë vrarë nga një sulm ajror izraelit.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se trupat e të rinjëve janë gjetur afër kufirit mje Izraelin.

Ushtria izraelite ka njoftuar se është hedhur një raketë nga një aeroplan kundër dy personave, pasi ata ishin vërejtur duke e mbajtur një pajisje eksploduese afër gardhit kufitar.

Zyrtarët në Gaza i kanë hedhur poshtë pohimet se të rinjtë ishin pjesëtarë të ndonjë grupi të armatosur.

Pas incidentit, krahu i armatosur i Hamasit tha se i ka shkrepur katër raketa në pjesën jugore të Izraelit, në shenjë të hakmarrjes kundër Izraelit.

Dje, katër palestinezë janë vrarë nga një sulm izraelit në pjesën veriore të Gazës.

Ushtria izraelite tha se së paku njëri prej tyre ishte pjesëtar i “grupit terrorist që përpiqej të hedhte predha në Izrael”.
XS
SM
MD
LG