Ndërlidhjet

Kina, Rusia, India kontribuojnë në fondin antikrizë të FMN-së


Logo e samitit të G20-tës në Meksikë
Logo e samitit të G20-tës në Meksikë
Kina ka shpallur mbrëmë se do të kontribuoj me 43 miliardë dollarë në Fondin Monetar Ndërkombëtar për t’i parandaluar krizat ekonomike.

Rusia dhe India kanë premtuar nga 10 miliardë dollarë.

Këto premtime janë bërë në kuadër të samitit G20 në Meksikë.

Me rastin e shpalljes së kontributit rus, presidenti Putin e ka kritikuar përgjigjen ndaj krizës në eurozonë, duke thënë se ajo ka arritur në situatë që të nxitet likuiditeti e jo të kërkohet “zgjidhje sistematike”.

FMN-ja dje ka shpallur se i janë premtuar 456 miliardë dollarë, megjithqë kishte kërkuar 430 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG