Ndërlidhjet

Rumani: Kryeministri nuk jep dorëheqje, megjithë plagjiaturën


Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta
Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta
Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, thotë se nuk do të paraqes dorëheqje lidhur me akuzat për plagjiaturë kundër tij.

Revista britanike shkencore, Nature, dhe e përditshmja gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, kanë raportuar se kanë parë dokumente, që dëshmojnë se më tepër se gjysma e punimit të zotit Ponta, për doktoratën e tij për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, në vitin 2003, përmbante tekse të dyfishuara nga autorët rumunë dhe ndërkombëtarë.

Akuzat për plagjiaturë i kanë detyruar disa politikanë evropianë që të tërhiqen gjatë muajve të kaluar, përfshirë edhe presidentin e Hungarisë, ministrin e mbrojtes së Gjermanisë, ndërsa Viktor Ponta ishte tërhequr nga nominimi i tij për ministër të arsimit.

Zoti Ponta, i cili e udhëheq Partinë Socialdemokrate, ish komuniste, që erdhi në qeveri pas rënies së partisë së presidentit Trajan Bashesku, për shkak të votimit të mosbesimit në Parlament, e ka akuzuar Basheskun për orkestrimin e akuzave për plagjiaturë.
XS
SM
MD
LG