Ndërlidhjet

Thaçi: Veriu i Kosovës nuk do të ketë status special


Pamje nga takimi ndërmjet kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar mbrëmë në Sofje të Bullgarisë se veriu i Kosovës nuk do të fitoj status special dhe se nuk do të ketë kurrfarë ndarjeje territoresh, por ka theksuar se do ta paraqes planin për integrimin e serbëve në pjesën veriore të Kosovës.

Këto komnete zoti Thaçi i bëri në intervistën për Radion Kombëtare të Bullgarisë.

“Nuk do të ketë status special për veriun e Kosovës, e as ndarje të territoreve”, tha Thaçi dhe shtoi se “do të propozoj një plan për integrimin e serbëve, që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës dhe kjo do të bëhet në mënyrë të njejtë siç janë integruar serbët në pjesën qendrore dhe jugore të Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në Bullgari qëndroi në vizitë zyrtare dyditëshe.
XS
SM
MD
LG