Ndërlidhjet

Pakistani zgjedh kryeministrin e ri të premten


Jusuf Raza Gilani
Jusuf Raza Gilani
Presidenti i Pakistanit ka thirrur për të premten seancën e jashtëzakonshme parlamentare, për të zgjedhur kryeministrin e ri të vendit.

Njoftimi vjen pasi Gjykata Supreme ka diskualifikuar kryeministrin Jusuf Raza Gilani nga mbajtja e detyrës zyrtare.

Ende nuk ka asnjë indikacion të qartë se kush do të jetë shef i ri i qeverisë.

Gilani është shkarkuar të martën, pasi në muajin prill është dënuar për shpërfillje të gjykatës.

Ai ka refuzuar kërkesën e trupit gjykues për të kërkuar nga autoritetet zvicerane rihapjen e një rasti të korrupsionit kundër presidentit Asif Ali Zardari, i cili kryeson Partinë Popullore të Pakistanit, së cilës i pëket edhe Gilani.

Shkarkimi i Gilanit është kulmi i përballjes ndërmjet gjyqësorit pakistanez dhe qeverisë së Zardarit.

Vendimi vjen në kohën kur Pakistani përballet me probleme të mëdha ekonomike dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG