Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq diskuton evakuimin e civilëve nga Homsi


Homs
Homs
Ekipet e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe të Gjysmëhënës së Kuqe Siriane kanë qenë në qytetin e rrethuar të Homsit për të negociuar evakuimin e civilëve me forcat qeveritare dhe opozitën e armatosur.

Ekipet thuhet të jenë duke punuar rreth detajeve për evakuim.

Kryqi i Kuq, në një deklaratë të lëshuar më herët, ka thënë se qindra civilë në Homs nuk janë në gjendje të lënë vendin dhe të gjejnë zona më të sigurta, për shkak të konfrontimeve të vazhdueshme të armatosura.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.

Protestuesit duan dorëheqjen e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Pikat më të nxehta të kryengritjes vazhdojnë të jenë Homsi, Hama, Alepo, Latakia dhe Damasku.
XS
SM
MD
LG