Ndërlidhjet

Beogradi do të injorojë Zyrën Administrative në veri


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq
Beogradi do të injorojë Zyrën Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ka deklaruar sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq.

“Nuk do të ketë asnjë reagim. Sa i përket bashkëpunimit, as që bëhet fjalë, sepse në atë hapësirë ne kemi administratën tonë, të formuar na Qeveria e Republikës së Serbisë, pas zgjedhjeve demokratike. Andaj, ne thjesht do ta injorojmë këtë fakt”, ka deklaruar Ivanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës ka emëruar të mërkurën Adriana Hoxhiqin në krye të Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës.

Kjo zyrë pritet të fillojë punën në fund të qershorit dhe, siç është paralajmëruar, do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG