Ndërlidhjet

Sot përfundon gjykimi i Breivikut


Anders Bering Breivik
Anders Bering Breivik
Gjykimi i vrasësit masiv, Anders Bering Breivik, do të përfundojë sot në gjykatën e Oslos.

Breiviku ka pranuar se ka vrarë 77 persona në kryeqytetin norvegjez dhe në ishullin Utoja në korrik të vitit të kaluar.

Të enjten, prokurorët i kanë kërkuar gjykatës që ta shpallin atë të çmendur dhe ta dërgojnë në institut mendor.

Megjithatë, në argumentet përmbyllëse, avokatët e Breivikut pritet të hedhin poshtë gjetjet për sëmundje mendore.

Vetë Breiviku thotë se është mirë për nga shëndeti dhe se vrasjet i ka kryer “për të mbrojtur popullin norvegjez nga politikat multikulturaliste të Qeverisë në Oslo”.

Vendimi final do të shpallet në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG