Ndërlidhjet

Pakistani emëron kryeministër të ri


Raja Pervez Ashraf
Raja Pervez Ashraf
Koalicioni qeverisës në Pakistan ka emëruar Raja Pervez Ashrafin në postin e kryeministrit të vendit.

Ashraf pritet të miratohet sot nga Dhoma e Ulët e Parlamentit, ku Partia Popullore e Pakistanit dhe aleatët e saj gëzojnë një shumicë të rehatshme.

Emërimi i Ashrafit ndodh pasi një gjykatë e Pakistanit, të enjten, ka lëshuar urdhër-arrest për të nominuarin Makhdom Shahabudin, i cili akuzohet për importim të paligjshëm të barnave, në kohën sa ka qenë ministër i shëndetësisë.

Ndryshimi në udhëheqje ka ardhur pasi Gjykata Supreme ka shkarkuar kryeministrin e deritashëm, Jusuf Raza Gilani, pasi ka refuzuar të përmbushë kërkesën për rihapjen e një rasti të korrupsionit kundër presidentit Asif Ali Zardari.
XS
SM
MD
LG