Ndërlidhjet

Përfundon beteja në Afganistan, 12 të vrarë


Kargha, 22 qershor 2012.
Kargha, 22 qershor 2012.
Policia afgane ka bërë të ditur se sulmet e talibanëve në një hotel pranë Kabulit kanë marrë fund pas 12 orëve.

Sipas burimit të njëjtë, të paktën 12 njerëz, përfshirë katër militantë dhe katër civilë, janë vrarë.

Militantët e armatosur me automatikë dhe granata kanë sulmuar hotelin në Liqenin Kargha dhe kanë marrë disa pengje.

Polcia ka njoftuar se të gjitha pengjet janë liruar gjatë luftimeve.

Forca e NATO-s në Afganistan tha se u ka ofruar mbështetje trupave afganë të sigurisë gjatë betejës.
XS
SM
MD
LG