Ndërlidhjet

Jep dorëheqje Hajredin Kuçi


Hajredin Kuçi
Hajredin Kuçi
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh zëvendëskryeministër, ka dhënë sot dorëheqje, duke zbatuar kështu zotimin që ka dhënë më 27 prill të këtij viti, se “nëse Kodi Penal i ri i Kosovës, me dy nene kundërthënëse 37 dhe 38, miratohet në formën siç është, atëherë ai do të paraqesë dorëheqje”.

Ai ka ftuar presidenten Jahjaga që t’i kthejë mbrapsht këto dy nene për amandamentim në Kuvend, gjë të cilën presidentja e ka bërë, por Kuvendi nuk ka miratuar ndryshimet, pasi procedura e votimit nuk ka sjellë 61 votat e kërkuara për.

Me këtë vendim është shprehur “i tmerruar” Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK). “Kuvendi e ka fundosur lirinë e shtypit në Kosovë”, thuhet në reagimin e këtij asociacioni.

Nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit.
XS
SM
MD
LG