Ndërlidhjet

BE: Katër liderë kërkojnë 130 miliardë euro


Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës, janë pajtuar të kërkojnë një pako të rritjes prej 130 miliardë euro në samitin kryesor të Bashkimit Evropian, që mbahet javën e ardhshme.

Kryemistri italian, Mario Monti, tha pas bisedave katërpalëshe në Romë, se të katër vendet kanë pranuar se hapat, që janë ndërmarrë deri tash nuk janë të mjaftueshëm.

Ai ntheksoi se si tregjet financiare ashtu edhe shtetasit e vendeve të BE-së, duhet ta shohin euron si të pakthyeshme. Monti konsideron se “euro është këtu që të mbetet dhe ne të gjithë e themi këtë”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se liderët e eurozonës do të punojnë së bashku për atë që ajo e cilësoi si “union politik” për zgjidhjen e krizës ekonomike.

Sipas saj, “mësimi nga kriza është jo më pak Evropë, por më shumë Evropë”.

Presidenti francez, Fransua Holland, tha se liderët u pajtuan për nevojën e transaksionit financiar të taksave.
XS
SM
MD
LG