Ndërlidhjet

Egjipti nën ethe të shpalljes së fituesit


Protestues në sheshin Tahrir, Kajro
Dhjetëra mijëra egjiptianë janë mbledhur në sheshin Tahrir të Kajros, derisa vendi po e pret shpalljen e fituesit të zgjedhjeve presidenciale.

Fitorja është pretenduar si nga kandidati i Vëllazërisë Myslimane Muhamed Morsi, ashtu edhe nga ish kryeministri në kohën e Mubarakut, Ahmed Shafik.

Komisioni zgjedhor ka thënë se do të shpallë rezultatin e balotazhit presidencial të fundjavës së kaluar para të dielës.

Ndërkohë, demonstruesit në Tahrir po protestojnë kundër këshillit ushtarak në pushtet, i cili javën e kaluar i dha vetes pushtet gjithëpërfshirës legjislativ dhe ekzekutiv pas shpërndarjes së parlamentit të dominuar nga islamistët.
XS
SM
MD
LG