Ndërlidhjet

Shteti çek ofron ndihmë për viktimat e aksidentit


Kryeministri çek, Petër Neças
Kryeministri çek, Petër Neças
Autoritetet çeke do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar viktimat dhe familjet e viktimave të aksidentit tragjik të një autobusi turistik çek në Kroaci, në të cilin tetë persona vdiqën dhe më shumë se 40 u plagosën, ka thënë kryeministri çek Petër Neças.

Ai iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

"Kjo është një tragjedi e madhe dhe unë do të doja të shpreh ngushëllimet e mia për
familjet e viktimave, “ iu tha Neças mediave.

“Autoritetet çeke, kryesisht me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, do të bëjnë të pamundurën për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë dhe t’iu sigurojnë atyre
ndihmën e nevojshme, “ tha Neças.
XS
SM
MD
LG