Ndërlidhjet

Hamasi kërcënon Izraelin


Ilsutrim
Ilsutrim
Qeveritarët ushtarakë të Hamasit në Gazë kanë kërcënuar se do të përshkallëzojnë luftimet me Izraelin pas sulmeve ajrore të këtij të fundit, nga të cilat u vranë disa palestinezë në territorin bregdetar, bën të ditur agjencia Associated Press.

Më herët, zyrtarët mjekësorë palestinezë si dhe dëshmitarët thanë se nga sulmet ajrore izraelite është vrarë një militant palestinez dhe janë plagosur të paktën 17 njerëz në Rripin e Gazës.

Raportet thonë se Izraeli kishte në shënjestër tri zona të sigurisë së Hamasit në qytetin e Gazës dhe gjetkë në territorin bregdetar të mbushur me njerëz.

Ushtria e Izraelit nuk ka dhënë asnjë koment të menjëhershëm mbi sulmet, të cilat erdhën pas një breshëri raketash, që u hodhën ndaj Izraelit nga ana e militantëve të Gazës, por pa shënuar viktima.
XS
SM
MD
LG