Ndërlidhjet

Latinët zemërohen me presidentin e Paraguajt


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i ri i Paraguajit thotë se do të repsketojë përkushtimet e huaja, derisa po përpiqet që të kontakojë me liderët e Amerikës Latine, të cilët janë zemëruar me mënyrën se si erdhi ai në pushtet.

Federiko Franko tha se hapat e parë të tij në zyrë kanë të bëjnë me dërgimin e ministrit të tij të Jashtëm në Argjentinë, Brazil dhe Uruguai për t’u takuar me autoritetet dhe për t’u “shpjeguar se nuk është shkelur demokracia” në Paraguaj.

Senati i Paraguajit ka votuar me 39 vota për dhe katër kundër, për të rrëzuar të premten presidentin Fernando Lugo, më pak se një vit para se ta kryente mandatin pesë-vjeçar.

Franko u betua pas largimit të Lugos, process ky që të cilin shumë liderë të Amerikës Latine e kanë quajtur de facto grusht shtet.

Argjentina në shenjë proteste e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Paraguaj.
XS
SM
MD
LG