Ndërlidhjet

Proces i ri ndaj Timoshenkos


Ilustrim
Ilustrim
Ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko nuk do të paraqitet në gjykatë të hënën për t’u pwrballur me akuzat e reja për evazion taksash.

Autoritetet thanë se Timoshenko ka kërkuar që të lejohet nga mosparaqitja në seancën dëgjimore për shkak se mjeku i saj gjerman ka thënë se shëndeti i saj do të përkeqësohet po që se largohet nga spitali ku po trajtohet për dhimbjet në shpinë.

Procesi gjyqësor vjen në javën e fundit të kampionatit të futbollit Euro 2012, të cili po e bashkorganizon Ukraina.

Një numër i zyrtarëve evropianë kanë bojkotuar ndeshjet që janë mbajtur në Ukrainë në shenjë proteste ndaj trajtimit të Timoshenkos.
XS
SM
MD
LG