Mohamed Morsi, islamiku i parë që zgjedhet president i Egjiptit, tha se do të jetë një lider për tërë vendin.
“Unë do të jem president për të gjithë egjiptianët”, ka thënë Morsi për televizionin kombëtar.
Ai tha gjithashtu se “revolucioni vazhdon derisa nuk përmbushen të gjitha kërkesat”, dhe premtoi se Egjipti do të respektojë të gjitha traktatet ndërkombëtare.
Komisioni Zgjedhor tha se Morsi ka fituar 51.7 për qind të votave kundrejt rivalit, ish kryeministrit në kohën e Mubarakut, Ahemd Shafik, i cili mori 48.3 për qind.
Rezultatet kanë bërë që dhjetëra mijëra mbështetës të Morsit të mbledhur në sheshin Tahrir të Kajos, të shpërthejnë në festime.