Ndërlidhjet

Liderët grekë diskutojnë fondin e shpëtimit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Liderët e tri partive të qeverisë greke do të udhëtojnë, pas shërimit të kryeministrit, Antonis Samaras, për në Bruksel si përpjekje për të arritur koncesione nga partnerët evropianë mbi një paketë ndihmëse, bëri të ditur njëri nga liderët.

“Ne jemi pajtuar që, sapo të jetë këndellur kryeministri, të shkojmë së bashku në Bruksel për të negociuar dhe për të luftuar për të gjithçka që ndërlidhet me zbatimin e gjërave mbi të cilat jemi pajtuar deri më tani”, u tha gazetarëve Fotis Kuvelis, kreu i një partie të vogël të së majtës demokratike.

Për shkak të trajtimit në spital të Samarasit, ai dhe ministri i ardhshem i financave , Vasilis Rapanos, nuk do të mund të marrin pjesë në një samit të BE-së që do të mbahet gjatë kësaj jave.

Samaras lëshoi spitalin të hënën me një fashë në sy, ndërsa Rapanos pritet të lëshohet të enjten pas trajtimit që pasoi ankesat e tij për dhembje stomaku.
XS
SM
MD
LG