Ndërlidhjet

Koreja e Jugut ndalon naftën iraniane


Ilustrim
Ilustrim
Korea e Jugut tha të martën se që nga një korriku do të ndalojë importet e naftës bruto nga Irani, duke iu bashkuar kështu vendeve të BE-së, që ndërmarrin një vendim të tillë.

Kjo e bën Korenë e Jugut, konsumuesin e parë të madh aziatik të Iranit, që ndalon blerjen e naftës nga ky vend.

Të hënën qeveritë e BE-së zyrtarisht miratuan një embargo për naftën iraniane, e cila fuziqohet më 1 korrik, dhe paralajmëruan gjithashtu Iranin se do ta shtojnë presionin, po që se vazhdon të mos përfillë kërkesat ndërkombëtare në lidhje me kufijtë mbi programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG