Ndërlidhjet

Putin viziton territoret palestineze


Presidenti rus, Vlladimir Putin
Presidenti rus, Vlladimir Putin
Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin përfundon vizitën e tij në Izrael të martën me një vizitë në territoret që gjenden nën juridiksionin e Autoritetit Kombëtar Palestinez.

Putin pritet të zhvillojë bisedime në Betlehem me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për çështjet ndërkombëtare, u tha gazetarëve në Jerusalem se bisedimet do të përqëndrohen në “perspektivën për zgjidhjen e procesit të paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve”.

Gjatë takimeve me zyrtarët izraelitë të hënën, Putin u përqëndrua në konfliktin në Siri dhe në programin e debatueshëm bërthamor të Iranit. Pas udhëtimit të tij në territoret palestineze, ai niset për në Jordani.
XS
SM
MD
LG