Ndërlidhjet

Hillari Klinton e viziton Finlandën, Letoninë dhe Rusinë


Hillari Klintoin
Hillari Klintoin
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e ka filluar turneun treditor evropian, ndërsa njëra nga temat kryesore të takimeve të saj pritet të jetë përshkallëzimi i konfliktit në Siri.

Turneu fillon sot me vizitën në Helsinki të Finlandës.

Ky aktivitet i saj po bëhet para mbledhjes së planifikuar për të shtunën në Gjenevë të Zvicrës, ku do të përfshihen pesë shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe fqinjët e Sirisë.

Nga ana tjetër, diplomatët thonë se mbesin disa dilema para takimit.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, të tërhiqet ndërsa Rusia i kundërshton thirrjet për largimin e Asadit.

Njëherësh, Moska dëshiron që aleati i Sirisë, Irani, të ftohet në takimin e Gjenevës, por Uashingtoni është kundër.

Pritet që zonja Klinton, të premten në qytetin rus, Shën Petersburg, të takohet me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
XS
SM
MD
LG