Ndërlidhjet

Siri: Luftime afër kryeqytetit Damask


Zjarr dhe tym në një lagje të qytetit Homs në Siri më 21 qershor
Zjarr dhe tym në një lagje të qytetit Homs në Siri më 21 qershor
Forcat kryengritësve kanë vazhduar të luftojnë kundër trupave qeveritare të Sirisë në lagjet e kryeqytetit Damask.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, raportoi se persona të armatosur e kanë sulmuar stacionin televiziv, Ikhbarija, sot herët në mëngjes, duke vrarë tre të punësuar.

Selia e këtij televizioni është afro 20 kilometra në jug të Damaskut.

Njëherësh, Garda Republikane elite e Sirisë po lufton kundër luftëtarëve opozitarë afër Damaskut, në përleshjet, që nga aktivistët janë përshkruar si intensive.

Nga ana tjetër, Këshilli për të Drejat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, sot pritet ta plotësoj raportin e vet për masakrën e muajit të kaluar, kur në fshatin Houla të Sirisë u vranë 108 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë.
XS
SM
MD
LG