Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmet me bomba – shtatë të vrarë


Pamje nga një sulm i mëhershëm në Kirkuk të Irakut
Pamje nga një sulm i mëhershëm në Kirkuk të Irakut
Së paku shtatë njerëz janë vrarë nga dy sulme me bomba, në një lagje të kryeqytetit irakian, Bagdad.

Policia tha se një bombë eksplodoi sot në mëngjes afër një shtëpie në pjesën juglindore, ndërsa bomba e dytë shpërtheu në momentin kur njerëzit ishin mbledhur në vendin e shpërthimit.

Raportohet se afro 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet.

Gjatë dy javëve të kaluara më se 180 njerëz janë vrarë në sulme në mbarë Irakun.

Sipas raporteve, në shumicën e sulmeve, në shënjestër ishin pjesëtarët e shumicës shiite myslimane, për shkak të armiqësive ndërmjet grupeve politike shiite, sunite dhe kurde në Irak.
XS
SM
MD
LG