Ndërlidhjet

Rusi: Hakmarrje ndaj SHBA-ve për legjislacionin Magnicki


Sergej Rjabkov
Sergej Rjabkov
Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Rjabkov, ka tërhequr vërejtjen se Moska do të hakmerret, nëse ligjvënësit amerikanë e miratojnë legjislacionin me listën e zezë të zyrtarëve rusë, të ndërlidhur me vdekjen në burg të avokatit Sergei Magnicki.

Zoti Rjabkov tha sot se qeveria e Rusisë, jo vetëm që ka shprehur keqardhje, por ishte e “çuditur” nga mbështetja e mbrëmshme e legjislacionit nga një komitet i Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Ai theksoi se nëse ky legjislacion shndërrohet në ligj, atëherë Rusia do të përgjigjet edhe më ashpër me masa që për cak do t’i kenë Shtetet e Bashkuara.

Komiteti për marrëdhënie të jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara në mënyrë unanime e ka mbështetur legjislacionin, sipas të cilit do të ndëshkohen zyrtarët rusë, të ndërlidhur me vdekjen në burg të avokatit Sergei Magnicki.
XS
SM
MD
LG