Ndërlidhjet

Sot verdikti për reformën shëndetësore të Obamës


Gjykata Supreme, SHBA
Gjykata Kushtetuese në Shtetet e Bahskuara vendos sot nëse reformat e kujdesit shëndetësor të paraqitura nga presidenti Barak Obama shkelin ose jo Kushtetutën e SHBA-së.

Verdikti për kujdesin shëndetësor mund të ketë implikime politike dhe ekonomike për presidentin demokrat, i cili në vitin 2012 e çoi në krye të agjendës së tij këtë reformë.

Republikanët kanë thënë se reforma është jokushtetuese dhe janë zotuar se do të anulojnë atë që mbetet nga ajo, po që se gjykata nuk e shfuqizon të tërën.
XS
SM
MD
LG