Ndërlidhjet

Haga i heq një akuzë për gjenocid Karaxhiqit


Radovan Karaxhiq
Radovan Karaxhiq
Tribunali për Krime lufte në Hagë ka hequr njërën nga dy akuzat për gjenocid që rëndonin ndaj liderit politik të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiqit.

Akuza ka të bëjë me dyshimet për gjenocid, për dëbimin e joserbëve nga qytetet e Bosnjes në vitet 1992-1995.

Por, ai ende ngarkohet me akuzën për gjenocid në Srebrenicë, ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Ai ngarkohet edhe me 9 akuza të tjera.

I akuzuari Radovan Karaxhiq, u arrestua në Beograd, në korrik të vitit 2008, 13 vite pasi ishte akuzuar nga Gjykata e Hagës.
XS
SM
MD
LG