Ndërlidhjet

KDI reagon ndaj përleshjes së deputetëve në Kuvend


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Instituti Demorkatik i Kosovës, KDI, ka reaguar ndaj “përleshjes së deputetëve në ambientet e Kuvendit të Kosovës”.

“Dhuna që shpërtheu sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, së pari mes deputetit Latif Gashi dhe Rexhep Selimi e pastaj edhe mes deputetëve Florin Krasniqi e Bekim Haxhiu e ka historinë e vet, dhe buron pikërisht nga përdorimi i vazhdueshëm i një gjuhe të papranueshme për demokracinë parlamentare”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Në komunikatën e lëshuar për media, kjo organizatë joqeveritare, e cila monitoron punën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga partitë politike “që kanë ulëse në Kuvend që të ndikojnë në uljen e tensioneve mes grupacioneve të ndryshme formale dhe joformale, sepse kjo reflekton pasiguri tek qytetarët e vendit”.

KDI gjithashtu kërkon nga Presidentja e vendit “që në përputhje me kompetencat e saja kushtetuese, të thërras një Tryezë të partive politike parlamentare për të dalë nga ngërçi i armiqësive, përmes debatit demokratik si preventivë që përplasjet mes deputetëve të mos nxisin përleshje në rrugë mes militantëve të pushtetit dhe të opozitës”.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, pjesëtarët e të cilave thuhet të jenë përfshirë në këtë përplasje, ende nuk janë prononcuar.
XS
SM
MD
LG