Ndërlidhjet

Obama: Vendimi i Gjykatës Supreme – fitore


Barak Obama
Barak Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha sot se vendimi i Gjykatës Supreme për ta mbështetur ligjin për reformën e kujdesit shëndetësor, është fitore për popullin amerikan.

Mëtutje, ai ka premtuar zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e tij.

“Gjykata më e lartë në vend ka folur” tha Obama në deklaratën e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe shtoi se “ne do të vazhdojmë implementimin e këtij ligji dhe do të punojmë së bashku për përmirësimin e tij aty ku mundet”.

Zoti Obama u shpreh se nuk dëshiron kthim prapa në betejën politike të para dy viteve, por “me shpalljen e sotme është koha që ne të lëvizim përpara”.
XS
SM
MD
LG