Ndërlidhjet

Fuqitë botërore u pajtuan për ndryshime politike në Siri


Kofi Anan (i dyti majtas) bisedon me Sergei Lavrovin (i dyti djathats) dhe me Kethrin Eshton para takimit në Gjenevë
Fuqitë botërore dhe fqinjët e Sirisë janë pajtuar për orarin e tranzicionit politik për ta përfunduar gjakderdhjen 16 mujore në këtë vend, por është lënë e hapur çështjta e pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes së presidentit aktual, Bashar al-Asad, në këtë proces.

Pas takimit ndërkombëtar që përfundoi mbrëmë vonë në Gjenevë të Zvicrës, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, tha se nuk beson se sirianët do t’i zgjedhin individët me “gjak në duart e tyre”.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se ditët e Asadit “janë të numëruara”.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se u takon sirianëve e jo Kombeve të Bashkuara, që të vendosin se kush do ta qeverisë Sirinë.

Ministri i jashtëm kinez, Jang Jieçi, ka bërë thirrje që të gjitha palët ta ndalin dhunën “pa vënien e çfarëdo kushti”.

Kombet e Bashkuara thonë se dhuna në Siri është përkeqësuar prej arritjes së marrëveshjes për armëpushim në muajin prill të këtij viti.
XS
SM
MD
LG