Ndërlidhjet

SHBA: Nga shtërngata – 13 të vdekur


Pamje e vërshimeve në Florida më 26 qershor
Pamje e vërshimeve në Florida më 26 qershor
Nga stuhia e fuqishme, që është shkaktuar nga vala e motit të nxehtë në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, kanë humbur jetën 13 persona.

Poashtu, raportohet se afro tre milionë shtëpi dhe biznese, nga Indiana e deri në Nju Xhersi, kanë mbetur pa rrymë elektrike.

Gjendje e emergjencës është shpallur në Virxhinia, Ohajo dhe në Uashington.

Presidenti amerikan, Barak Obama, u ka shprehur mbështetje guvernatorëve të këtyre shteteve në ballafaqim me këto shtërngata dhe ka shprehur ngushëllim për personat që kanë humbur jetën.

Parashihen edhe më tepër stuhi me erëra të fuqishme në Ohajo, Merilend dhe Virxhina.
XS
SM
MD
LG