Ndërlidhjet

SHBA: Përshëndetet embargoja e naftës e BE-së ndaj Iranit


Xhej Karni
Xhej Karni
Shtetet e Bashkuara sot e kanë përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për ndalesën e importit të naftës nga Irani.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Teherani ka rast që në bisedimet e javës së ardhshme të bëjë progres lidhur me shqetësimet ndërkombëtare për programin e tij atomik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se vendimi “përfaqëson përkushtim plotësues nga ana e aleatëve tanë evropianë dhe partnerëve, për të synuar zgjidhje paqësore, që i merr parasysh shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për programin bërthamor të Iranit”.

Karni tha se BE është një “pjesë esenciale” e përpjekjeve diplomatike në rastin e Iranit.
XS
SM
MD
LG