Ndërlidhjet

Kontesti për iPad i kushton Apple-it 60 mln USD


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë kineze tha se gjiganti i teknologjisë Apple ka rënë dakord t’ia paguajë një kompanie kineze 60 milionë dollarë për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi pronësinë e emrit iPad.

Apple thotë se bleu të drejtat globale për emrin iPad nga “Shenzhen Provieë Technology” në vitin 2009, por autoritetet kineze thonë se të drejtat në Kinë nuk janë transferuar asnjëherë.

Autoritetet e drrjtësisë thanë përmes një deklarate se paratë tashmë janë paguar.

Kina është tregu i dytë më i madh i kompanisë Apple, pas Shteteve të Bashkuara, dhe zgjidhja largon një pengesë potenciale në shitjet e tabletës popullore në tregun kryesor kinez.
XS
SM
MD
LG