Ndërlidhjet

Ivanoviq kundër vendimit të GDN-së


Oliver Ivanoviq, sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën i qeverisë serbe në largim
Oliver Ivanoviq, sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën i qeverisë serbe në largim
Sekretari shtetëror i ministrisë për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Oliver Ivanoviq, e quajti lajm të keq për minoritetin serb, vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën.

“Lëshimi i Kosovës nga cilido mision ndërkombëtar nënkupton vetëm rritjen e rrezikut për serbët dhe Serbinë", citohet t’i ketë thënë Ivanoviq televizionit B92.

Ivanoviq tha se përderisa komuniteti serb e kishte refuzuar, fillimisht, GDN-në 25 anëtarësh, ishte pranuar më vonë kontakti me “secilin mision tjetër ndërkombëtar” meqë serbët dhe shqiptarët “nuk janë në gjendje të funksionojnë pa mbikëqyrje”.
XS
SM
MD
LG