Ndërlidhjet

Raporti: Raketa iraniane e aftë ta godasë Izraelin


Pamje nga një testim i mëparshëm raketor në Iran
Pamje nga një testim i mëparshëm raketor në Iran
Mediat iraniane raportojnë se ushtria e Iranit me sukses e ka shkrepur raketën balistike me rreze të mesme veprimi Shahab-3, që është e aftë ta godasë Izraelin.

Irani thotë se kjo raketë e ka rrezen e veprimit deri në 2 mijë kilometra, ndërsa Izraeli është larg nga Irani një mijë kilometra.

Raketa ishte testuar si pjesë e ushtrimeve ushtarake “Profeti i Madh 7”, që filluan dje, për shkak të rritjes së presionit perëndimor ndaj këtij vendi lidhur me programin atomik iranian.

Në këtë aspekt shihet edhe embargoja e naftës e Bashkimit Evropian ndaj Iranit, që filloi prej një korrikut.

Teherani thotë se ushtrimet ushtarake kanë për qëllim demonstrimin se ky vend mund të përgjigjet ndaj aksioneve armiqësore nga forcat e jashtme.

Njëherësh, lojërat luftarake iraniane po mbahen në periudhën kur ekspertët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, pritet që sot në Stamboll, të mbajnë bisedime teknike lidhur me kontestin rreth programit atomik të Iranit.
XS
SM
MD
LG