Ndërlidhjet

Rusi: Medvedevi i viziton ishujt kontestues të Kurileve


Dmitri Medvedev
Dmitri Medvedev
Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev, sot ka arritur për vizitë në ishujt e kontrolluar nga Rusia, por të cilët Japonia i konsideron territore të veta.

Para arritjes së tij, Medvedevi tha se Kurilet Jugore “janë një pjesë e rëndësishme e tokës së Rusisë”.

Në nëntor të vitit 2010, kur ishte president, Medvedevi u bë burrështetasi i parë rus, që i vizitoi ishujt, por ky udhëtim e kishte tmerruar qeverinë japoneze, e cila këta ishuj i quan Territoret Veriore.

Të dy vendet ende nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen për Paqe të Luftës së Dytë Botërore, për shkak se Japonia pretendon se këta ishuj janë të saj.
XS
SM
MD
LG