Ndërlidhjet

FMN: Gjermania të nxisë kërkesat vendore


Logo e FMN-së
Logo e FMN-së
Fondi Monetar Ndërkombëtar po i kërkon Gjermanisë që të rrisë kërkesat vendore për t’i siguruar ekonomisë më të madhe të Evropës, që të mos pësojë rënie, në rast se ulet eksporti.

Fondi tha se Gjermania duhet të lejojë një papunësi të ulët dhe rritje të pagave, që natyrshëm do të çonin në shpenzime të konsumatorëve.

Ai gjithashtu rekomandoi përmirësimin e kushteve për investimet jashtë zonave tradicionale të fuqishme të Gjermanisë, siç janë ato prodhuese.

Në raportin vjetor, FMN tha se nga kërkesa më e madhe e brendshme në Gjermani do të përfitojnë edhe vendet e tjera në eurozonën e trazuar.

FMN ka identifikuar se borxhet e eurozonës, bankat me kapital të ultë dhe mundësia e një rënieje globale, janë rreziqet më të mëdha të ekonomisë gjermane.
XS
SM
MD
LG