Ndërlidhjet

Zbulohet plantacion marihuane në Spanjë


Ilustrim
Ilustrim
Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion të marihuanës, të cilin e ka përshkruar si më të madhin në Evropë.

Plantacioni në fshatin Lliber, afër Alikantes, kishte 10 mijë bimë kanabis të mbjellura në 16 serra.

Serrat kishin pajisje për thithjen e erës së bimëve, për të ndihmuar në fshehjen e tyre.

Policia ka ndaluar një britanik 45 vjeçar dhe një spanjoll 18 vjeçar.

Ata gjithashtu kanë konfiksuar 43 kilogramë marihuanë, që besohet se ishte e destinuar për tregjet holandeze dhe belge.
XS
SM
MD
LG