Ndërlidhjet

52.9 % e maturantëve e kalojnë testin e maturës


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë në Kosovë njoftoi se 52.9 për qind e maturantëve kanë kaluar me sukses provimin e maturës

Zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, theksoi në një konferencë për media
se janë të kënaqur me rezultatet e arritura nga nxënësit.

“Testit të janë nënshtruar 32 mijë e 406 maturantë dhe rezultatet janë më të mirë se
sa në vitin e kaluar pasi që prej nga 32 mijë 406 maturantëve kanë kaluar me sukses
provimin e maturës 17 mijë 145 maturantë ose në përqindje 52.9 për qind”, tha
Mustafa.

Në vitin e kaluar testin e maturës e kishin kular vetëm 42 për qind e maturantëve.
XS
SM
MD
LG