Ndërlidhjet

Van Rompoj: BE do një Azerbejxhan të qëndrueshëm


Presidenti i BE-së, Herman Van Rompoj
Presidenti i BE-së, Herman Van Rompoj
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompoj, i bëri thirrje qeverisë në Azerbejxhan që të përmirësojë të drejtat civile dhe politike në këtë shtet.

Van Rompoj tha se BE-ja është e interesuar për “një Azerbejxhan të qëndrueshëm, përparimtar dhe tolerant”.

Ai mirëpriti lirimin e javës së kaluar të nëntë përfaqësuesve të opozitës, të cilët u patën burgosur për shkak të pjesëmarrjes në një tubim protestues më 2011.

Megjithatë, Van Rompoj theksoi rëndësinë që të bëhet më shumë në këtë drejtim.

Këto komente diplomati evropian i bëri pas bisedimeve që zhvilloi në Baku me presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Aliev.

Në të njejtën kohë, ai u bëri thirrje autoriteteve në Azerbejxhan dhe në Armeni që të shmangin dhunën e mëtejmë në zonën e kontestuar Nagorno-Karabak.
XS
SM
MD
LG